Whistler është një aplikacion për raportimin e sjelljes së pahijshme të dyshuar, që i lejon një sinjalizuesi të bëjë një raport të hapur ose anonim në mirëbesim.
Pavarësisht nëse sinjalizuesi ka zbuluar identitetin e tij apo ka mbetur anonim, ai cakton një emër përdoruesi dhe fjalëkalim kur hyn në aplikacion për herë të parë. Me të dy elementët e autentifikimit, më pas hyn në aplikacion, përmes të cilit zhvillohet komunikimi me hetuesin dhe monitorimi i procesit të raportimit. Raporti mund të përditësohet në çfarëdo kohe, të shtohet dokumentacion apo të bisedohet me hetuesin nëpërmes dritares së dialogut ("chat").
Aplikacioni Whistler ndodhet në web-faqen tonë publike, www.nlb-kos.com, dhe lejon që raportet të dërgohen nga jashtë bankës, p.sh. nga biblioteka, kafenetë etj.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që individi ta mbajë mend emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e tij. Fjalëkalimi nuk ruhet dhe sistemi nuk mund të rikuperojë një fjalëkalim të harruar. Do të kërkohet një hyrje e re për të ri-vendosur kontaktin dhe identifikimi i dytë nuk do të lejojë qasje në përmbajtjen që është e lidhur me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e mëparshëm (të harruar).
Edhe nëse harroni të dhënat tuaja të hyrjes, mund të hyni përsëri në aplikacion në çdo kohë me një emër përdoruesi dhe fjalëkalim tjetër, dhe në raportin e ri (shtesë), mund ta informoni hetuesin për raportin e mëparshëm, i cili do të vazhdojë të jetë i dukshëm për hetuesin.
Sistemi është i dedikuar për klientët e bankës, individët e punësuar nga banka dhe palët e tjera të interesuara të cilët besojnë se është kryer një akt dëmshëm për bankën apo për punëtorët e saj, dhe i cili mund të bartë pasoja serioze në aspektin e sanksioneve të rregullatorit, përgjegjësisë penale ose reputacionit të bankës. Sistemi i sinjalizimit nuk është i destinuar për pyetje të përgjithshme rreth operacioneve të bankës ose për pyetje dhe ankesa të klientëve. Në raste të tilla, ju lutemi kontaktoni: Qendra kontaktuese.
Njoftimi i sinjalizuesit pranohet vetëm nga zyrtarët raportues, të cilët janë gjithashtu persona të besuar sipas ligjit që rregullon mbrojtjen e sinjalizuesve.
Gjatë pranimit, trajtimit, investigimit dhe arkivimit të një raporti individual, zyrtari raportues sigurohet që të dhënat e raportit dhe të dhënat e sinjalizuesit të mbrohen rreptësishtë. Kjo garanton mbrojtje të plotë për sinjalizuesin gjatë gjithë procedurës dhe madje edhe pas përfundimit të saj. Nëse, pavarësisht kësaj mbrojtjeje, sinjalizuesi nuk dëshiron ta zbulojë identitetin e tij/saj, ai nuk do të njihet nga zyrtari raportues falë mundësive që ofron aplikacioni, me të cilin sinjalizuesi do të mundë të komunikojë lirishtë.
Mbrojtje shtesë për sinjalizuesin ofrohet gjithashtu nga legjislacioni vendor. Në kuadër të zbatimit të legjislacionit, banka ka emëruar persona të besuar të cilët zbatojnë procedurat e përcaktuara me ligj.
Mbrojtja e të dhënave personale
Nëse raportuesi zbulon identitetin e tij/saj gjatë regjistrimit, banka në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, siguron mbrojtjen e duhur të dhënave personale të personave që paraqesin raporte të sjelljeve të dëmshme në dëm të bankës. Të gjitha informata në lidhje me sinjalizuesin i konsiderohen konfidenciale.