Raporti mbi Keqpërdorimin e Dyshuar në NLB Banka sh.a. Prishtina

Na ndihmoni që ti ndalojmë keqbërësit, duke paraqitur raportin mbi keqpërdorimin e dyshuar, nëpërmes sistemit të sigurtë, me emrin tuaj apo në mënyrë tërësisht anonime.

Procedura për Raportimin e Keqpërdorimit të Dyshuar

1

Regjistrohuni në mënyrë anonime apo zbuloni identitetin tuaj

2

Kompletoni raportin mbi keqpërdorimin e dyshuar

3

Monitorimi i progresit të hetimit

Secili individ ka mundësinë, të drejtën dhe gjithashtu detyrën që të raportojë parregullsitë të cilat e dëmtojnë kompaninë tonë. Nëse vetëm kritikojmë, kurrë nuk do të zgjidhim asgjë. Nëse qëndrojmë të heshtur, kurrë nuk do të zgjidhim asgjë. Nëse jemi konstruktiv dhe i raportojmë sjelljet e dëmshme duke përdorur rrugët e parapara – duke përfshirë këtë aplikacion – mund të ndikojmë në një ndryshim të madh. Në këtë mënyrë ne parandalojmë praktikat e këqija dhe bëjmë të ditur se mbështesim punën e drejtë dhe të përkushtuar.
Gazmend Kadriu 

Kryetar i Bordit Udhëheqës

Raporti mbi shkeljen e vërejtur është një kontribut pozitiv. Raporti na ndihmon që të zvogëlojmë mundësinë e ngjarjeve të dëmshme në të ardhmen dhe të minimizojmë dëmin ndaj organizatës ku punojmë. Janë krijuar të gjitha kushtet për një trajtim të drejtë dhe profesional të raportit tuaj. Është me rëndësi që si institucion dhe si kolektiv të mësojmë diçka nga shkelja e ndodhur, dhe të eliminojmë çfarëdo dobësie në proceset apo sistemet tona.
Visar Maloku

Drejtor i Sektorit për Pajtueshmëri dhe Integritet